
Usame ibën Zejdi, radijall-llahu anhu, thotë: i thashë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: të shoh që më së shumti je duke e agjëruar muajin e Shabanit? Mu përgjegj:
ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë, sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky është muaji që ngriten veprat te Zoti i botëve, kurse unë dëshiroj që të më ngriten veprat duke qenë agjërueshëm". (Transmeton Nesaiu. Shiko: "Sahihut-Tergibi vet-Terhibi", të Shejh Albanit, rahimehull-llah, fq. 425).
Kurse në transmetimin e Ebu Davudit, Aisheja, radijall-llahu anha, thotë: "Muaji më i dashur për ta agjëruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte muaji Shaban, pastaj e vazhdonte me muajin Ramazan".
(Shejh Albani, rahimehull-llah, thotë se ky hadith është i vërtetë. Shiko: "Sahih Sunen Ebi Davud", 2/461)