Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 10
AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare - Libra
 
 Kuran |  Hadith |  Fetava |  Libraria |  Publicitet
log in   register 
AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare advertisement Anonymous 

 
 
  Facebook - Bekir Halimi     
  Tė jetojmė si Musliman     
  Internet Fetva     
  Sponsorizuesit     
 
Anonim - €10.00
20/08/2012
Anonim - €20.00
13/07/2012
Anonim - €50.00
28/10/2011

Shoqata Kulturore Audionur
IBAN: GB13MIDL40030321585258
BIC: MIDLGB2140P
Account Nr.:21585258
  Audionur Network     






Indexi i Librave/Kater Bazat


Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 326

Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 326

Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 326

Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 326

Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 326

Indeksi i Librit: "Kater Bazat"
  Introduksioni      Baza e parë
  Baza e dytë      Baza e tretë
  Baza e katërt    


 Introduksioni Recommandoja kėtė libėr njė shoku E-mail  Printoni Printoni  PDF PDF 

Lus Allahun, Dhuruesin më të begatë, Zotin e arshit madhështor, të të marrë si wali në këtë botë
dhe në ahiret dhe të të bekojë kudo që të jesh. Të të bëjë nga ata që janë mirënjohës kur u jepet,
durimtarë kur sprovohen dhe nga ata që kërkojnë falje (pendohen) kur mëkatojnë. Vertetë që këto
janë tre shenjat (karakteristikat) e lumturisë.

Di, Allahu të udhëzoftë në bindjen ndaj Tij, se Hanifijeh është feja e Ibrahimit. Është që të
adhurosh Allahun duke e bërë fenë të pastër dhe vetëm për të sikurse Ai tha:

"Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos të më adhurojnë Mua!" (51:56)

Kur të kuptosh se Allahu të ka krijuar ty për ta adhururar Atë, atëherë di se adhurimi nuk mund
te konsiderohet i tille po qe se nuk shoqërohet me Tewhid sikurse namazi nuk konsiderohet i
rregullt po qe se nuk shoqërohet me abdes. Kështu, kur shirku hyn në adhurim, e prish atë sikurse
papastërtia e prish abdesin.

E nëse e ke të qartë se nëse shirku përzihet në adhurim e korrupton atë dhe shkatërron tërë
veprat, dhe vepruesin e tij e lë përgjithmonë në zjarr (po qe se vdes pa u penduar), atëherë do të të
qartësohet çështja më e domosdoshme nga detyrimet mbi ty. Njohja me qartësi dhe marrja e dijes
rreth këtij fakti në mënyrë që Allahu të të ruajë dhe mbrojë dhe të mos biesh pre (e shejtanit)
dhe që të mos kryesh shirk ndaj Tij (Allahut), për të cilin Allahu ka thënë:

"Vërtetë Allahu nuk fal që ti bëhet shirk. Por Ai fal gjithëçka veç kësaj, atij që Ai dëshiron" (4:116)

Dhe kjo dije konsiston në katër baza (principe, rregulla) që Allahu i ka përmendur në Librin e Tij:


Nė Krye Nė Krye  Shtuar mė 17-Maj-2008 Lexime:Lexime: 1580

 Baza e parë Recommandoja kėtė libėr njė shoku E-mail  Printoni Printoni  PDF PDF 

Baza e parë

Duhet të dish se kufarët kundër të cilëve luftoi i Dërguari i Allahut  e pranonin se Allahu ishte
Krijuesi dhe Mirëmbajtësi i universit. Megjithëatë ky besim i tyre nuk mjaftoi që ata të hynin në
Islam. Provë për këtë është thënia e Allahut:

"Thuaj! Kush u furnizon nga qielli dhe nga toka? Kush e ka në dorë të dëgjuarit dhe të parët?
Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli? Kush rregullon
çdo çështje? Ata do të thonë: "Allahu". Thuaj: "A do ti frikësoheni Atij" (10:31).


Nė Krye Nė Krye  Shtuar mė 17-Maj-2008 Lexime:Lexime: 1654

 Baza e dytë Recommandoja kėtė libėr njė shoku E-mail  Printoni Printoni  PDF PDF 

Baza e dytë

Ata thanë: "Ne nuk i lusim ata për ti adhuruar e as nuk u kthehemi atyre pos për tu afruar (tek
Allahu nëpërmjet tyre) dhe për të kërkuar ndërmjetësimin e tyre (tek Allahu). Dhe provë për
kërkimin afrim të tyre është thënia e Allahut:

"...Ndërsa ata që në vend të Tij kërkojnë mbrojtës të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata
për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut! S'ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes
tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se Allahu nuk udhëzon në rrugë të
drejtë atë që është gënjeshtar, qafir" (39:3).

Prova që ata kërkonin ndëmjetësim është thënia e Allahut:

" Ata pos Allahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dëm e as dobi, dhe thonë: Këta janë
ndërmjetësuesit tanë tek Allahu!..."(10:18).

Ndërmjetësimi është dy llojesh:

1) Ndërmjetësimi i mohuar dhe i pa vlefshëm

2) Ndërmejtësimi i afirmuar dhe dobishëm

Përsa i përket ndërmjetësimit të mohuar dhe të pa vlefshëm është ndërmjetësimi që kërkohet prej
tjetër veç Allahut, në çështjet ku askush e asgjë veç Allahut nuk ka mundësi të plotësojë. Prova për
këtë është thënia e Allahut:

"O ju që keni besuar! Shpenzoni nga ajo me të cilën u kemi furnizuar, para se të vijë një ditë kur
nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim! Dhe kufarët janë mizorët" (2:254)

Ndërmjetësimi i afirmuar dhe i dobishëm është ai që kërkohet prej Allahut. Ndërmjetësuesi
është ai që nderohet duke i dhënë nderin dhe mundësinë për të ndërmjetësuar (leje kjo që ja jep
Allahu) ndërkohë që ai për të cilin lejohet ndërmjetësimi është ai me të cilin Allahu është i
kënaqur në lidhje me besimet, fjalët dhe veprat e tij. Tërë kjo pasi Allahu të japë leje për këtë
ndërmjetësim sikurse thotë Allahu:

"...Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij?...." (2:255)


Nė Krye Nė Krye  Shtuar mė 17-Maj-2008 Lexime:Lexime: 1615

 Baza e tretë Recommandoja kėtė libėr njė shoku E-mail  Printoni Printoni  PDF PDF 

Baza e tretë

I Dërguari i Allahut  u dërgua tek njerëz që kishin dallime ne lidhje me adhurimet e tyre. Ndër ta
kishte nga ata që adhuronin engjëjt, dhe ndër ta kishte nga ata që adhuronin profetë dhe njerëz të
drejtë e të devotshëm. Po ashtu ndër ta kishte edhe nga ata që adhuronin pemë e gurë, dhe kishte
edhe nga ata që adhuronin diellin dhe hënën. Megjithëatë i Dërguari i Allahut  i luftoi ata të tërë
dhe nuk bëri dallime mes tyre. Dhe prova për këtë është thënia e Allahut:

"Luftoni ata derisa të mos fitneh (idhujtari), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun"(8:39)

Provë se kishte prej atyre që adhuronin diellin dhe hënën është thënia e Allahut:

"Nga shenjat e Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde
bëni vetëm Allahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!" (41:37)

Prova se kishte nga ata që adhuronin engjëjt është thënia e Allahut:

"Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t'i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota..."(3:80)

Prova se kishte nga ata që adhuronin profetët është thënia e Allahut:

"Dhe kur Allahu të thotë: O Isa, bir i Merjemes, a ti u the njerëzve : -Më adhuroni mua dhe
nënën time si dy zota pos All-llahut!? Ai (Isa) do të përgjigjet: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti
im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, Ti do ta dije. Ti e
di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"(5:116)

Prova se kishte nga ata që adhuronin njerëz të drejtë e të devotshëm është thënia e Allahut:

"Të tillët që këta po lusin (pos Zotit), kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën
e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij...." (17:57)

Prova se kishte nga ata që adhuronin pemë dhe gurë është thënia e Allahut:

"E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë? Dhe atë të tretin Menatin ..."(53:19-20)

Po ashtu edhe hadithi i transmetuar nga Abu Wakid el-Lejthi që tha: Ne shkuam me të
dërguarin e Allahut  në Hunejn dhe ne sapo kishim dalë nga kufri. Mushrikinët kishin një pemë
tek e cila varnin shpatat e tyre (për bekim). Ajo quhej Dhat-Anwat. Kështu ne kaluam nga nje
pemë si ajo dhe i thamë të Dërguarit: "Bëj për ne një Dhat-Anwat sikurse ata kanë një Dhat-
Anwat......"


Nė Krye Nė Krye  Shtuar mė 17-Maj-2008 Lexime:Lexime: 1568

 Baza e katërt Recommandoja kėtė libėr njė shoku E-mail  Printoni Printoni  PDF PDF 

Baza e katërt

Mushrikinët e kohës sonë, janë më mizorë në shirkun e tyre se mushrikinët e atëherëshëm. Kjo
ngase ata vetëm i bënin shirk Allahut në rehati dhe i ktheheshin me adhurim te sinqertë në kohë
vështirësie. Ndërkohë që mushrikinët e kohës sonë kryejnë shirk tërë kohës si në reahi edhe në
vështirësi. Provë për këtë bazë është thënia e Allahut:

"Kur hipin ata në anije i luten sinqerisht Allahut, e kur Ai i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, po
ata të njëjtit i lusin idhujt!" (29:65)

Kjo e përfundon letrën. Paqja e Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij dhe Sahabat e tij.


Nė Krye Nė Krye  Shtuar mė 17-Maj-2008 Lexime:Lexime: 1577



 
 
 

© 2001 - 2013 Lidhja Islame Shqiptare. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.