Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 10
AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare - Libra
 
 Kuran |  Hadith |  Fetava |  Libraria |  Publicitet
log in   register 
AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare advertisement Anonymous 

 
 
  Facebook - Bekir Halimi     
  Tė jetojmė si Musliman     
  Internet Fetva     
  Sponsorizuesit     
 
Anonim - €10.00
20/08/2012
Anonim - €20.00
13/07/2012
Anonim - €50.00
28/10/2011

Shoqata Kulturore Audionur
IBAN: GB13MIDL40030321585258
BIC: MIDLGB2140P
Account Nr.:21585258
  Audionur Network     






Indexi i Librave/Fjalor i termave islamike/A


Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 326

Indeksi i Vėllimit: "A"
  Allah    


 Allah Recommandoja kėtė libėr njė shoku E-mail  Printoni Printoni  PDF PDF 

Allah, është emër i mirëfilltë i Vehtes së Lartmadhëruar (Edh-Dhat el-Mukadasah) dhe kuptimi i tij ështv: Ai i cili ka Ubudijah dhe Uluhijah mbi tërë krijimin. Derivohet nga Allaha, Ju’Allihu, Aluha (Ai ka qenë adhuruar, Ai Adhurohet, Adhurim) me kuptimin se Ai ka qenë adhuruar, Ai adhurohet dhe adhurim (Ubida, Ju’badu, Ibadah). Kështu (emri Allah) i referohet Zotit me kuptimin; Ai që Adhurohet”. (Sheikh Salih el-Fawzan në Sherh el-akidatil-wasatijah).
Në “Fet’h el-Mexhid” thuhet se Ibn Kajjim tha: “Emri i Tij Allah, tregon se Ai është të Cilit i shërbehet dhe Ai adhurohet nga tërë krijesat me dashuri, lartmadhërim dhe nënshtrim të plotë. Kjo sjell domosdoshmëri perfeksioni të Zotërimit të Tij dhe Mëshirës së Tij. Zotërimi dhe Mëshira e Tij, përfshijnë perfeksion në Dominim dhe Lartmadhërim. Zotёrimi i Tij, Hyjësia, Mëshira dhe Dominimi i Tij kërkojnë të tërë atributet e perfeksionit të Tij. Të tëra këto nuk mund ti atribohen dikujt që nuk është I Gjallë, Gjithëdëgjues, Gjithëshikues, I Gjithëfuqishëm, Folës, Bërvs të asaj që Ai dëshiron ose I Urtë (I Zgjuar), nv tërë atë që flet apo bën prandaj atributet qv indikojnë sublimitet dhe perfeksion i takojnë emrit Allah. Atributet që indikojnë veprime, fuqi dhe sjellje dobie apo dëmi i takojnë emrit Rab (Zot), ndërkohë që atributet që indikojnë mirësi, mëshirë dhe bekime i takojnё emrit Rrahmen”........    
Po ashtu:  
"E si mund të jetë e mundur të radhisësh meritat e një emri, Poseduesi i së cilit (Allahu) posedon çdo Perfeksion, Lartmadhërim, Lartngritje, Meritë, Madhështi, Fuqi, Bukuri, Mirësi, Bujari, Shkëlqesi dhe Respekt me përulësi? Ky emër kurrë nuk është përmendur në një sasi të vogël veçse e ka rritur atë, apo frikë veçse e ka larguar atë, mbi dëshpërim veçse e ka përzënë atë, apo stres veçse e ka eleminuar atë, apo shqetësim veçse e ka larguar atë, apo hall veçse e ka fshirë atë. Kurrë një person i dobët nuk i është mbështetur Atij, veçse i ka dhënë fuqi apo një person i përulur veçse i ka dhënë atij qëndrueshmëri apo një person i varfër veçse e ka bërë të pasur atë apo një person i vetmuar veçse i ka dhënë qetësi atij apo një të mundur veçse i ka dhënë fitore atij apo dikush që ka nevojë veçse i ka larguar dëmin atij apo një endacak veçse i ka dhënë strehë atij. Është vërtetë emri me të cilin vuajtjet dhe shqetësimet janë larguar. Është emri me të cilin mirësia zbret dhe faljet marrin përgjigje dhe pranohen. Është emri me të cilin fajet dhe gabimet falen, shkarjet rregullohen, mëkatet hiqen dhe veprat e mira përshpejtohen. Është emri me të cilin toka dhe qiejt janë krijuar, libra të shenjtë kanë zbritur dhe janë dërguar të dërguar, ligje janë përcaktuar. Është emri me të cilin kufinj dhe ndëshkime janë përcaktuar. Është emri me të cilin Xhihadi është legjisluar dhe krijesat janë ndarë në të lumtura dhe të dëshpëruara (besimtarë dhe kufarë). Është emri me të cilin Realiteti i Sigurt është provuar që është i vërtetë dhe Ngjarja e Pa shmangëshme ka kaluar. Është emri me të cilin masa dhe pesha të sakta janë përcaktuar, rruga e drejtë është ndërtuar dhe xhehenemi dhe xheneti janë pregatitur. Është emri me të cilin Zoti i botëve është adhuruar dhe lartmadhëruar. Është emri me të cilin janë dërguar profetë. Është emri për të cilin do të pyetesh në varr dhe në Ditën e Ringjalljes. Është emri i Atij që të gjitha mosmarrveshjet dhe grindjet i takojnë (të gjykohen me drejtësi absolute dhe perfeksion larg çdo mangësie apo defekti). Është emri (i Atij) për të cilin shpallet besnikëria dhe përkrahja apo armiqësia (El-Wala wal Barra). Është emri që e bën atë që e din atë, të lumtur. Është emri që i shkakton vuajtje atij që nuk e din atë apo që e lë pas dore atë. Është vërtetë sekreti i gjithë krijimit dhe gjendjeve. Me këtë emër ato janë sjellë në ekzistencë dhe janë provuar. Këtij emri të gjitha i rikthehen pasi AiI është shkaku dhe arsyeja e të gjithë krijimit (që t'i nënshtrohen Atij dhe ta adhurojnë atë pa i përshkruar partner). Kjo është ajo që AiI ka vendosur dhe kërkuar: "O Zoti ynë! Jo më kot e ke krijuar gjithë këtë! Subhenake! Na jep shpëtim nga ndëshkimi i Zjarrit."(3:191). 


Nė Krye Nė Krye  Shtuar mė 19-Maj-2008 Lexime:Lexime: 1104



 
 
 

© 2001 - 2013 Lidhja Islame Shqiptare. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.