Deprecated: Function eregi() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 10
AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare - Libra
 
 Kuran |  Hadith |  Fetava |  Libraria |  Publicitet
log in   register 
AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare advertisement Anonymous 

 
 
  Facebook - Bekir Halimi     
  Tė jetojmė si Musliman     
  Internet Fetva     
  Sponsorizuesit     
 
Anonim - €10.00
20/08/2012
Anonim - €20.00
13/07/2012
Anonim - €50.00
28/10/2011

Shoqata Kulturore Audionur
IBAN: GB13MIDL40030321585258
BIC: MIDLGB2140P
Account Nr.:21585258
  Audionur Network     






Indexi i Librave/Tefsiri i Sures El-Kewther


Deprecated: Function ereg() is deprecated in /home/audionew/public_html/islam/modules/Libra/index.php on line 326

Indeksi i Librit: "Tefsiri i Sures El-Kewther"
  Tefsiri i Sures El-Kewther    


 Tefsiri i Sures El-Kewther Recommandoja kėtė libėr njė shoku E-mail  Printoni Printoni  PDF PDF 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëdhuruesi.

إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ

1-Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira.

فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ

2-Andaj ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd.

إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ

3-E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.


 


Sheikh ul-Islam Abul-Abass Ahmed ibn Abdul-Halim ibn Abdus-Selem ibn Tejmijeh tha: "Sa sure e mrekullueshme është sureja El-Kewther! Sa të bollëshme janë përfitimet e saj edhe pse e shkurtër. Realiteti i kuptimit të saj del në pah nga qartësimi i fundit të saj, ku AllahuI e këput, e pret prej të gjithave të mirave, atë që ka urrejtje për të Dërguarin e Tij. AllahuI e pret dhe e privon atë nga fama e tij, familja e tij dhe pasuria e tij, në mënyrë të tillë që ai i humbet të gjitha këto në ahiret. Ai gjithëashtu e shpronëson atë nga jeta e tij në mënyrë të tillë që ai nuk përfiton prej saj dhe nuk e shfrytëzon atë për të fituar vepra të mira për jetën e tij në Ahiret. Ai e këput zemrën e tij, ashtu që ajo nuk mund të njohë ndonjë të mirë, e nuk i mundësohet asaj që ta njohë ATë dhe ta dojë ATë dhe të besojë me vërtetësi në të Dërguarit e Tij. Ai i këput veprat e tij ashtu që ai nuk vepron në bindje ndaj Allahut. Ai e privon atë nga ndihmësit sa që nuk i gjendet atij asnjë që ta ndihmojë as nga ndihmësat e tij e as të tjerë veç tyre. Ai e privon atë nga çdo mjet kërkimi afrim tek AllahuI dhe nga të gjithë veprat e mira, ashtu që ai nuk i shijon ato dhe nuk ndien kënaqësi në ëmbëlsinë e tyre edhe nëse ai nga ana e jashtme i kryen ato vepra. Zemra e tij është e përndjekur që largohet dhe i kundërvihet atyre. E gjithë kjo është shpërblimi për atë që ka urrejtje për një pjesë të asaj me të cilën erdhi Resulir dhe kështu ai refuzon t'a pranojë atë për shkak të dëshirave ose për shkak të ndjekësve të tij, ose sheikhut të tij, ose udhëheqësve apo të paraardhësve të tij.


Pikërisht sikurse edhe situata e atyre që kanë urrejtje për ajetet që afirmojnë atributet e Allahut si dhe hadithet që afirmojnë atributet e Allahut. Ata që i keqinterpretojnë ato me te'wil në diçka tjetër nga ajo që AllahuI dhe i Dërguari i Tij kishin si qëllim me to, ose ata që i deformojnë ato në mënyrë që të përputhen me qëndrimin (medhhebin) e tyre dhe qëndrimin që mban sekti i tyre në lidhje me to, ose ata që dëshirojnë që ajetet që afirmojnë cilësitë e Allahut të mos kishin zbritur kurrë, dhe që i Dërguari i Allahut të mos i kishte shqiptuar kurrë hadithet që afirmojnë cilësitë e Allahut.

Kështu, nga shenjat më të forta që tregojnë se një person i përçmon dhe ka urrejtje për këto tekste, është se kur ai i dëgjon ato që të përdoren nga njerëzit e sunetit si argument për të vërtetën që ato (ajetet dhe hadithet) shpalosin, ai prapset me tmerr prej kësaj, kundërshton dhe largohet (nga kuptimi i vërtetë i tyre). Kjo si pasojë e urrejtjes që ka në zemrën e tij për to dhe kundërshtimit të tij ndaj tyre. E ç'urrejtje mund të jetë më e madhe se kjo, kundër Resuli?!

Po ashtu (shenjë e urrejtjes është) ata që dëgjojnë muzikën dhe të kënduarit, ata që kërcejnë me të dëgjuar tigujt e këngëve, poemat lirike, të rënit e defit apo flautit, ndërkohë që kur dëgjojnë Kur'anin që recitohet në vend-takimet e tyre u duket e lodhëshme dhe barrë për ta. E ç'urrejtje mund të jetë më e madhe se kjo?!

Në të njëjtin këndvështrim mund të vlerësosh edhe pjesën tjetër të sekteve në lidhje me këtë çështje (qëndrimi i tyre ndaj teksteve sheriatikë). Kështu, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ata që i japin preferencë thënieve dhe gjykimeve të njerëzve duke i vlerësuar ato mbi Kur'anin dhe Sunetin. E nëse s'do të qe e vërtetë që ata kishin urrejtje për atë me të cilin erdhi Resulir, ata nuk do të vepronin ashtu. Puna e tyre arrin deri aty sa të harrojnë Kur'anin pasi e kanë memorizuar atë dhe (në vend që të ripërtërijnë memorizimin e tij), ata janë të preokupuar me memorizimin dhe studimin e thënieve e këtij apo atij. Por më të ashpërit në urrejtje dhe kundërshtimin e tyre janë ata që nuk besojnë në to, i mohojnë ato me dëshirë dhe i deklarojnë ato të jenë histori të të parëve dhe një formë magjie. Të tillë njerëz janë në një situatë akoma më të keqe dhe këta janë të shkëputur në mënyrën më të ashpër (nga të gjitha çfarë u përmend më parë).

Kushdo që ka çfarëdo urrejtje apo kundështim ndaj tij (Resuli), do të marrë pjesën që i takon nga kjo shkëputje në përputhje me nivelin e urrejtjes dhe të kundërshtimit ndaj tij (Resuli). Si pasojë e urrejtjes dhe armiqësisë së këtyre njerëzve kundrejt tij (Resuli), AllahuI i shpërbleu ata duke bërë që çdo e mirë të jetë kundër tyre dhe duke i shkëputur dhe distancuar ata prej saj. Ndërkohë (në kontrast me kundërshtarët e Resuli) Ai favorizoi Profetin e Tij me të kundërtën e kësaj duke i dhuruar atij "el-Kewther", që është mirësia e pa masë që AllahuI i dha atij në këtë botë dhe në Ahiret. Kështu nga ajo që AllahuI i dhuroi atij (Resuli) në këtë botë është: udhëzim, fitore, ndihmë, qetësi e syve dhe e shpirtit, gjoksi i tij u zgjerua për pranimin e së vërtetës dhe animin nga ajo, që zemra e tij gjeti aq qetësi në përkujtimin e Allahut dhe në dashurinë për Të, saqë asnjë kënaqësi e kësaj bote nuk mund ti përngjasojë asaj.

Ndërsa atë që Allahu i dhuroi atij (Resuli) në Ahiret është: vendi më lartë në xhennet (el-Wesileh), pozicioni i lavdëruar dhe e drejta për të ndërmjetësuar (el-Mekam el-Mahmud) dhe Ai e bëri atë të parin për të cilin dhe për ummetin e të cilit do të hapen dyert e Xhenetit, dhe ai do t'i japë atij "Flamurin e Lartmadhërimit" (Liwa'ul Hamd), dhe Liqenin e jashtëzakonëshëm (el-Hawd) e kështu me rradhë në kohën e Ringjalljes; dhe Ai i bëri të gjithë besimtarët si të ishin fëmjët e tij dhe atë (ResulinI) si një baba për ta. E kundërta kjo, me gjendjen e atij që është i shkëputur, atij që e urren Resuli dhe atë me të cilën ai erdhi. Kështu thënia e Tij: "Ai që ka urrejtje kundrejt teje..." dhe "....i shkëputur, i prerë....." është ai, pasardhësit e të cilit janë të shkëputur, ai tek i cili nuk gjendet asnjë e mirë, dhe asnjë vepër e drejtë dhe e pranuar. Kështu asnjë e mirë dhe asnjë vepër e drejtë dhe e pranuar nuk buron nga ai.

I thanë Ebi Bekr ibn Ajash-it: "Janë disa njerëz të ulur në xhami, dhe njerëzit po ulen me ta". Ai u përgjigj: "Kushdo që ulet për njerëzit, atëherë njerëzit do të ulen me të. Por njerëzit e Sunetit vdesin dhe fama e tyre jeton, ndërsa njerëzit e bidatit vdesin dhe fama (emri) e tyre vdes bashkë me ta. Kjo ngase njerëzit e Sunetit ringjallin atë me të cilën erdhi Resuli dhe kështu përfitojnë një pjesë të thënies së Tij (Allahut):

 
"Ne e kemi ngritur lart famën tënde".


Ndërsa njerëzit e bidatit kanë urrejtje për atë me të cilën erdhi Resuli kështu që meritojnë një pjesë të thënies së Tij (Allahut):


"Ai që ka urrejtje kundër teje do të shkëputet (pritet)".


Pra ki kujdes! Ki kujdes o njeri, nga të pasurit kundërshtime me ndonjë gjë që erdhi Rrasuli dhe të refuzuarit e saj për shkak të dëshirave të tua, ose për të mbështetur medhhebin tënd, ose sheikhun tënd, ose prej preokupimeve të tua me dëshirat dhe jetën e kësaj bote. Kjo ngase, AllahuI nuk e ka obliguar bindjen ndaj asnjë individi, përveç bindjes ndaj të dërguarit të Tij, dhe që ata duhet të pranojnë çdo gjë me të cilën air erdhi.

Kështu nëse robi nuk i bindet tërë krijimit, por ndjek Resuli me bindje, atëherë Allahu nuk do ta pyesë atë pse nuk iu bind askujt (pos Resuli). Kjo ngase, çdokush tjetër që bindet ose që të cilit të tjerët i binden, e tërë kjo bindje është vetëm e kërkuar në përputhje me bindjen ndaj Resuli. Nëse ai (kushdo qoftë) urdhëron në diçka të kundërt me atë që Resulir urdhëroi, atij nuk i binden të tjerët.

Dije këtë, kushtoji vëmendje kësaj, ji i bindshëm dhe qëndro besnik në rrugën e Resuli. Mos shpik e kështu të bëhesh prej atyre që janë shkëputur nga të mirat, e kështu ti kesh veprat e tua të pa pranuara (sado të mëdha të duken ato). Vërtetë që nuk ka të mirë në një vepër që është e shkëputur nga përputhja me rrugën e Resuli, dhe nuk ka të mirë në atë që e bën atë, e Allahu e di më së miri. Thënia e Allahut të Madhëruar:


"Vërtetë Ne të kemi dhënë ty (o Muhamed), El-Keutherin"


tregon një dhurim të bollshëm të dhuruar nga Ai që është i Gjithëmadhërishëm, i Pasur dhe Gjithëpërfshirës, e që Ai është i Lavdëruari e i Madhëruari, më i Larti, po ashtu edhe engjëjt e Tij dhe ushtritë e Tij janë me Të (në përkrahjen e Resuli).

Ai e filloi ajetin me "In-ne" që vë rëndësi (mbi çfarë do ta ndjekë atë) dhe që informacioni që trasmetohet është diçka e sigurt. Folja vjen në kohën e shkuar që tregon sigurinë dhe padiskutueshmërinë se ajo do të përmbushet sikurse premtohet në tekst. Njoftimi i këtij premtimi nuk lë hapësirë që kjo të mund të parandalohet, sepse dhënia e El-Keutherit është diçka që është e para-përcaktuar në Kader ku çdo gjë që i ndodh krijimit u para-përcaktua 50 000 vjet para se ata të krijoheshin. Përsa i përket dhurimit të asaj që është përshkruar si e bollëshme, është lënë qëllimisht e pa përcaktuar me qëllim që të vihet theksi në gjithëpërfshirëshmërinë e saj.


Allahu, e përmendi përshkrimin e këtij dhurimi duke thënë:

 
"Vërtetë Ne të kemi dhënë ty (o Muhamed), El-Keutherin"


Pra, Ai e pëshkruajti atë të jetë el-Keuther (i bollshëm). Për më tepër el-Kewther është një lumë në Xhennet sikurse është e mirënjohur dhe sikurse është përmendur në hadithet e qarta dhe autentike.

Gjithëashtu Ibn Abasy tha: "El-Kewther është mirësia e bollëshme që AllahuI ia dhuroi atij (Resuli)".

Duke pasur parasysh që personit që i është dhënë më e pakta nga banorët e Xhennetit do të ketë sa e gjithë bota dhe 10 herë sa ajo, atëherë çfarë mendoni se ajo që ka pregatitur Allahu për të Dërguarin e Tij do të jetë?!

Kështu, "El-Keuther" është një tregues për bollëkun e mirësive që Allahu ka pregatitur për të, dhe vazhdimësinë dhe rritjes e shumimit të tyre, dhe afërsinë e tyre (që i jepen aTij pa pritur për to) si edhe nivelin e lartë të tyre, dhe se lumi "el-Keuther" është më i madhi i lumejve të Xhennetit, dhe më i pastri në ujin e tij, më i shijëshmi, më i ëmbli, dhe më i larti. Kjo tregohet nga fakti që Ai e prezanton atë me një përcaktim të qartë e të saktë duke perdorur trajtën e shquar "El". Kjo tregon përfeksionim dhe kompletim të asaj që është emëruar, siç mund të thuash, Zejd el'Alim (d.m.th Zejd dijetari) dhe Zejd el-shuxha' (d.m.th Zejidi i guximshëm), që ka kuptimin: "Nuk ka askush më të ditur e askush më të guximshëm se ai". Po kështu thënja e Tij:

 
"Vërtetë Ne të kemi dhënë ty (o Muhamed), El-Keutherin"


Tregon se Ai i dha Resuli gjithë të mirat, duke ia dhënë plotësisht e me bollëk. E megjithëse disa nga umeti i tij arrijnë një pjesë të saj (sikurse pirja nga keuthari i Resuli), kjo është për për shkak të bekimit të tyre ngase ata iu bindën dhe ndoqën Resuli. Prapë air do të marrë shpërblimin që i është premtuar nga AllahuI pa u pakësuar aspakt shpërbimin atyre që e ndoqën atë. E këtu kemi një tjetër shenjë që AllahuI, do ti japë atij në Xhennet (shpërblim ekstra) në atë gradë shpëblimi që është arritur nga i tërë umeti i tij, pa iu pakësuar atyre asgjë nga shpërblimi i tyre. Kjo sepse ai qe sebepi për udhëzimin e tyre dhe për shpëtimin e tyre.

 

Prandaj është më se e drejtë, madje është një detyrë e obliguar që robi t'i bindet dhe ta ndjekë atë (Resuli), ti përmbahet gjithëçkaje që air urdhëroi dhe ti shtojë veprat e mira dhe të sakta, në agjërim, salat, dhe dhënie sadakaje dhe pastrim, kështu që ai (Resuli) të marrë të njëjtin shpërblim për të (ngase ai ishte sebepi). E nëse dikush kryen vepra të ndaluara, Resuli nuk do të marrë shpëblimin ashtu sikur do ta merrte po qe se ky individ do të kishte kryer veprën e mirë të cilën e braktisi.

 

Nëse një person kryen vepra të ndaluara e krahas tyre ai lë atë me të cilën është urdhëruar, atëherë barra e mëkateve të tij rritet e shpëtimi i tij bëhet më i vështirë për shkak të marrjes së barrës së asaj me të cilën ai u ndalua dhe të lënies së asaj me të cilën ai u urdhërua. Megjithëatë, nëse ai i kryen ato me të cilat është urdhëruar por gjithashtu kryen ato që janë të ndaluara, atëherë ai është prej atyre për të cilët do të ndërhyjë Resuli. Kjo sepse air do të marrë një shpërblim të njëjtë me veprën e mirë që ka kryer ky individ (pra si pasojë e përfitimit të shpërblimit që Resulir merr për veprat e mira që umeti i tij kryen, edhe kryerësi i veprave të mira nuk do të deprivohet nga këto vepra të mira si pasojë e mëkateve të tija kur ai është nga umeti i Resuli, nga njerëzit e tewhidit).

 

Është Allahu tek i cili i tërë krijimi do të rikthehet, dhe llogaritë e tyre janë me Të. E Ai e di më së miri gjendjen e tyre, gjendjen e të gjithë robëve të Tij. Kështu ndërmjetësimi i Resuli është për ata individë të umetit të tij që janë fajtorë për kryerjen e mëkateve të mëdha. Përsa i takon vepruesit të së mirës, atëherë mirësia e tij ishte si pasojë e dhuratës së Allahut ndaj tij duke ja mundësuar atij veprimin e së mirës. E përsa i takon vepruesit të së keqes, për atë nuk ka as provë e as justifikim për të.

 

Ajo që kihet si qëllim (në përmendjen e keutherit) është se el-Keuther është një lum në Xhenet dhe është gjithëashtu mirësia e bollëshme që Allahu i ka dhënë të Dërguarit të Tij në këtë botë dhe në Ahiret. Dhe kjo është veç shpërblimit që ai përfiton si pasojë e umetit të tij (që vepron mirësi duke e ndjekur sunetin e tij), deri në ditën e Ringjalljes. Pra çdokush që recitoi, merr dije, kryen një vepër të mirë, mëson dikë tjetër, jep sadaka, lufton në xhihad, ruan kufirin e muslimanëve, pendohet, ka durim, i mbështetet Allahut, ose arrin një gjëndje të dëshirueshme të zemrës si frika, frikë-respekti, dija dhe ndërgjegjësimi për Allahun e kështu me rradhë, atëherë Resuli do të marrë të njëjtin shpërblin si ai person, pa u pakësuar aspak, asgjë nga shpërblimi i atij individi, e Allahu e di më së miri.

Pastaj në thënjen e Tij:


"Pra kthehu me namaz dhe kurban tek Zoti yt ".


Allahu e urdhëron atë të bashkojë këto dy lloje madhështore adhurimi: namaz dhe kurban. Secila nga këto tregon se personi kërkon të afrohet tek Allahu, tregon përulësinë e tij, paraqitjen e nevojës para Tij (duke afirmuar se ai është i varfëri dhe Allahu është i Pasuri, ai është i dobëti dhe Allahu është i Gjithëfuqishmi), mendimin e mirë ndaj Tij dhe forcën e besimit të sigurtë të tij tek Allahu. Ato gjithëashtu tregojnë se zemra e tij është në paqe me Allahun, dhe premtimin e Tij, urdhëresat e Tij, begatitë prej Tij dhe mirësitë e dhuruara nga Ai.

Kjo është e kundërta e gjendjes së njerëzve të arrogancës, përçmimit dhe kundërvënies dhe i gjendjes së atyre që mendojnë se nuk kanë nevojë për Allahun. Ata që mendojnë se nuk kanë nevojë të kërkojnë prej Zotit të tyre duke iu lutur Atij dhe duke i bërë dua Atij. Ata që nuk presin kurban për Të nga frika se mos varfërohen, që braktisin ndihmën ndaj nevojtarëve dhe furnizimin e tyre me ushqim dhe në të njëjtën kohë kanë mendime të mbrapështa për Zotin e tyre. Kështu Allahu i kombinoi të dyja këto lloje adhurimi në thënien e Tij:


Thuaj! "Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e të Gjithë Krijimit".


Pra çfarë kuptohet nga kjo është se namazi dhe kubani janë mjetet më të shkëlqyera për tu afruar tek Allahu, meqë këtu janë prezamtuar me "fe" (fe sali li rabike...) që tregon rezultat ose efekt. Kështu kryerja e namazit dhe therja e kurbanit janë mjete dhe mënyra për të shprehur falenderimet që i takojnë Allahut për atë që Ai i dhuroi Resuli (d.m.th el-Keuther dhe mirësitë e bollëshme).

 

Mënyra më e lartë dhe e shkëlqyer për të falenderuar Atë që dhuroi atë bekim mbi të (Resuli) është kryerja e këtyre dy llojeve të adhurimit. Vërtetë namazi është skaji i adhurimit dhe qëllimi më i lartë.


Kështu është sikurse Ai me thënjen e Tij:

"Pra kthehu me namaz dhe kurban tek Zoti yt ".

të thoshte: "Ne të kemi dhënë ty mirësi të bollëshme dhe të kemi bekuar ty me të, ngase ti i kreve dhe i stabilizove ato dy lloje adhurimi për Ne si falenderim për bekimin Tonë ndaj teje në mënyrë të atillë që këto të dyja janë shkaku i bekimit Tonë me atë të mirë. Kështu kryeji dhe stabilizoji ato për Ne".

Pra namazi dhe kurbani janë të rrethuara me bekim që u paraprin atyre dhe me bekim që rrjedh prej tyre. Po ashtu më e mira e llojeve të adhurimit që implikon dhënjen e pasurisë është kurbani dhe më e mira e adhurimeve trupore është namazi. Ajo që bashkohet (nga mirësitë dhe shpërblimet) për adhuruesin në namazin e tij, është e tillë që nuk bashkohet për të në ndonjë adhurim tjetër, e kjo njihet nga ata që i kanë zemrat e gjalla dhe që kanë dëshirën më të lartë.

Më tej ato që bashkohen (nga mirësitë dhe shpërblimet) për personin që kryen kurbanin duke preferuar dhe duke i dhënë përparësi Allahut, mendimeve të tija të mira për Allahun, fuqinë e besimit të tij të sigurtë, dhe besimi i tij për atë që është në Dorën e Allahut është vërtetë një çështje mahnitëse nëse kombinohet me besimin e vërtetë dhe të saktë dhe me kryerjen e adhurimit të sinqertë dhe vetëm për Allahun.

Kështu Profeti përmbushi urdhërat e Zotit të tij dhe ishte ai që shpesh iu fal Zotit të tij dhe bëri kurban shumë herë deri sa në haxhin e lamtumirës, ai bër kurban 63 kafshë me dorën e tij. E ai bënte kurban në kohën e bajrameve e kohë të tjera veç tyre.

Në thënjen e Tij:

"Pra kthehu me namaz dhe kurban tek Zoti yt ".

ka një shenjë qartësuese se nuk duhet të brengosesh për çfarëdo qoftë prej kësaj bote, sikurse përmendet në fundin e sures "Ta –Ha" dhe "el-Hixhr" dhe në vende të tjera.

Po ashtu ka një shenjë qartësuese që duhet të braktisësh të pasurit njerëzit në qendër të vëmendjes e të lësh mënjanë atë me te cilën përballohesh ose çfarë merr prej tyre. Përkundrazi, duhet ti falesh Zotit tënd dhe të therësh kurban për Të. Po ashtu aludohet gjendja e atij që është shkëputur prej gjithë të mirave, bartësin e përçmimit dhe urrejtjes, ai falja dhe kurbani i të cilit kryhen për tjetër veç Allahut.

Në thënjen e Tij:

"E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur"

ka një numër formash gramatikore që theksojnë rëndësinë dhe qëllimin që është dashur të shprehet.

 

Së pari: Fjalia fillon me "in-ne" 1.

Së dyti: Përdorimi i përemrit vetor të shkëputur (d.m.th Hu-we - ai) që tregon forcën për këtë lidhje dhe të qënit i posaçëm për të (d.m.th "ai që të urren ty- ai është pikërisht që shkëputet....)

Së treti: Konkluzioni i fjalisë vjen në formën superlative, jo vetëm në formën që dikush në mënyrë pasive mbart veprimin e foljes.

 

Së katërti: Fjala mbyllëse "الْأَبْتَرُ" vjen me "El", që tregon që kjo karakteristikë është atribut i tij në tërësinë e saj dhe që ai ka më shumë të drejtë në të (d.m.th të jetë i shkëputur prej tërë të mirave) se gjithkush tjetër.

 

 

E ngjashme me këtë në formën e theksimit është thënia e Allahut:

"Mos u frikso, sigurisht ti (o Musa) do të jesh ngadhënjimtari".

Gjithashtu prej pikave të shkëlqyera dhe delikate të përfitimit është mënyra në të cilën tërhiqet vëmendja nga thënia e Tij:

"Pra kthehu me namaz dhe kurban tek Zoti yt ".

për të treguar se Zoti yt është vetëm Ai që meriton këtë dhe se është tërësisht më se me vend që ti duhet t'ia drejtosh adhurimin tënd vetëm Atij dhe duhet të bësh kurban vetëm për Të. 

 

 

E Allahu e di më së miri.

 

 


1 që vë rëndësi (mbi çfarë do ta ndjekë atë) dhe që informacioni që trasmetohet është diçka e sigurt. Folja vjen në kohën e shkuar që tregon sigurinë dhe padiskutueshmërinë se ajo do të përmbushet sikurse premtohet në tekst.


 

 


Nė Krye Nė Krye  Shtuar mė 31-Dhjetor-2008 Lexime:Lexime: 1852



 
 
 

© 2001 - 2013 Lidhja Islame Shqiptare. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.