AudioNur.com - Video
Mirë se erdhët
Kyçu / Regjistrohu

Deklarata e privacisë

Ne e respektojmë, çmojmë dhe jemi të angazhuar të mbrojmë të drejtën e privacisë suaj. Kjo rregull privacie u lejon të dini se si informacioni juaj personal proçesohet dhe përdoret tek dhe nga AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare. Ne ndërmarrim hapa të veçantë qe informacioni juaj personal të përdoret në përputhshmëri dhe konform këtyre rregullave privacie të para-përcaktuara siç vijon:



Mbledhja e informacionit
AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare është pronari i vetëm dhe eksluziv i informacionit të mbledhur nga faqja jonë. Ne as nuk ua shesim, ndajmë apo japim me qera këtë informacion të tjerëve dhe as nuk veprojmë në mënyra të tjera nga ato që parashtrohen në deklaratën e privacisë së paraqitur më poshtë.

Gjurmët
Gjurma është një pjesë date e ruajtur në "hard drive" (pajisja memorizuese) e vizitorit të faqes. Reklamuesit e lidhur me AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare here-herë kërkojnë gjurmë për të lokalizuar statistika rreth produkteve dhe vendeve POR në asnjë kohë këto nuk janë të lidhura me ndonjë identifikim personal. Për momentin, AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare përdor gjurmët vetëm për lehtësi lidhje me faqen e saj.

Dosjet e kyçjes
AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare mban dosjet e kyçjes në drejtime te gjera për të analizuar tendencat, përcaktuar ndërhyrjet dhe pjesëmarrjet e përdoruesve dhe për të mbledhur informacion rreth zonave demografike. MEGJITHËATË, kjo nuk ka lidhje me identifikimin personal të vizitorit.

Përbashkësia
Për momentin, AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare nuk ka si të përbashkët asnjë informacion me reklamues, tregëtarë, apo grupe te tjera

Lidhjet
Lidhjet tek faqe të tjera veç AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare nuk i përmbahen kësaj deklarate privacie. Ne nuk jemi përgjegjës për deklaratat e privacisë së faqeve të tjera për të cilat ofrohen lidhje nga AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare. Ju lutemi, të lexoni deklaratat përkatëse të çdo lidhje të faqeve që u ofron AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare në lidhje me informacionin dhe përdorimin e tij ndaj identifikimit personal. Deklarata e privacisë që është paraqitur vlen vetëm për AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare.

Konkurse dhe sondazhe
Në çfarëdolloj momenti, AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare do të zhvillojë konkurse dhe/apo sondazhe për vizitorët tanë. Pjesëmarrja e vizitorëve në këto konkurse dhe/apo sondazhe është me dëshirë dhe në asnjë mënyrë nuk kërkon që vizitori të japë informacione personale nëse nuk dëshiron të marrë pjesë. Informacionet e mbledhura, mund të përfshijnë informacione kontaktimi dhe informacione demografike sikurse emra, e-maile, adresa, qytete, shtete…etj. Këto informacione do te përdoren për lajmërime në lidhje me sondazhet apo fitimet e çmimeve.

Revista
Pasi të regjistroheni për anëtarësim, juve u jepet mundësia për abonim tek revista jonë. Juve u është dhënë mundësia të abonoheni apo të ç'abonoheni në çfarëdo momenti që të zgjidhni. Tërë informacioni në databazën tone nuk është i përbashkët apo nuk u shitet grupeve apo individëve të tjerë në asnjëlloj mënyre. Të abonuarit që dëshirojnë të ç'abonohen nga revista jonë mund të heqin shenjën aprovuese tek opsioni i abonimit në llogaritë e tyre duke përdorur lidhjen "Informacioni yt".

Dërgimi i ftesave
Kur një visitor zgjedh të dërgojë lajme, artikuj, analiza…etj tek një mik/mike i/e tij, emrat dhe e-mailet e tyre nuk regjistrohen AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare do ti dërgojë mikut/mikes vetëm një here e-mail që i fton për të vizituar faqen tonë. AudioNur - Lidhja Islame Shqiptare nuk ka për të dërguar më e-mail tek vizitori apo miku/mikja e tij/saj për asnjë lloj qëllimi tjetër.

Ndryshimi i rregullave
Nëse dhe kurdo që rregullat tona ndryshojnë, vizitorët me anëtarësim në databazën tone do të njoftohen për këto ndryshime, dhe do tu ofrohet një lidhje për të pare këto ndryshime. Nëse pas ndryshimeve vizitori vendos se rregullat tona nuk u përshtaten, ata kanë mundësi të ç'regjistrohen në çdo kohë.

Nëse keni ndonjë pyetje, koment ose sygjerim rreth tyre, ju lutemi të përdorni për këtë formën e Kontaktimeve.

RSS