2001: Më 6-9 Korrik të vitit 2001, u orgranizua takimi i parë mes muslimanëve shqiptare emigrantë në shtete të ndryshme të Evropës, nën drejtimin e hoxhës së nderuar Ali Ibrahimi. Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua se si mund të krijohej një lidhje e vazhdueshme midis tyre dhe shqiptarëve të tjerë me qëllim; përhapjen e davetit (thirrjes në islam). Njëra nga idetë e hedhura, për realizimin e këtij qëllimi, ishte krijimi i një dhome në progamin e çatit vokal PalTalk, në të cilin do të kishim mundësi të mbanim kontakte mes nesh, si dhe thirrjen e muslimanëve shqiptarë që në atë kohë gjindeshin nëpër dhomat jo-islame. Ky mendim u pëlqye dhe u krijua dhoma Islami në gjuhën Shqipe, me një program ditor të kufizuar në orët e mbrëmjes ku si fillim në program të dhomës kishte vetëm ligjerata të regjistruara e më pas edhe me ligjerata të drejtpërdrejta. Grupi që u formua për vënien në praktikë të këtij projekti u quajt: Lidhja Islame Shqiptare.

2002: Aktiviteti i dhomës vazhdon rregullisht me ligjerata të drejtpërdrejta dhe të regjistruara nga hoxhallarë të ndryshëm. Gjithashtu organizohen takime mes operatorëve të dhomës me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve.

2003: Lidhja Islame Shqiptare ndër të tjera e shtrin aktivitetin e saj me hapjen e faqes islamisot.com e cila krahas dhomës ishte një mjet tjetër komunikimi dhe koordinimi të takimeve ndërmjet muslimaneve. Faqja gjithashtu shërbente edhe për pasqyrimin e programit të dhomës.

2004: Në te gjithë botën, lidhjet e internetit përhapen shumë, po kështu edhe ndër muslimanët shqiptarë. Kërkesa për të dëgjuar ligjerata bëhet më e madhe, kështu që trasmetimet në dhomë bëhen 24 orë pa ndërprerje dhe me ligjërata të drejtpërdrejta në çdo ditë. Krahas kësaj, lind edhe faqja alb-islam.com. Qëllimi i krijimit të kësaj faqeje ishte për dëgjimin dhe shkarkimin e ligjëratave të mbajtura në dhomën Islami në gjuhën Shqipe që tashmë kishte modifikuar emrin në Islami në gjuhën Shqipe alb-islam.com

2005: Faqet islamisot.com dhe alb-islam.com shkrihen në një faqe të vetme dhe krijohet kështu faqja audionur.com në të cilën shtoheshin rregullisht ligjëratat e mbajtura nga hoxhallaret Shqiptare nga Shqiperia, Maqedonia e Kosova. Shpejt kjo faqje bëhet një nga faqet më të mëdha islame për sa i përket përmbajtjes së materialeve në audio

2006: Faqja audionur.com behet aktiviteti kryesor i organizatës “Lidhja Islame Shqiptare” që nderkohë ishte shtuar me pjesëmarrës te rinj. Krijohet “RadioAudionur” nje web radio që trasmeton pa nderprerje në faqe ligjeratat që trasmetohen në dhomën e chatit, duke i zgjeruar kështu mundësinë e ndjekjes së ligjeratave. Krijohet seksioni i videove islame që në fund të ketij viti numëron mbi njëzet ligjërata në video të cilësisë së larte. Ndërkohë numëri i pjesëve audio i kalon të njëmijtat.

2007: Veç veprimatrive të lart përmenduara si dhe zgjerimit të tyre, në faqen audionur.com hapet po ashtu edhe një radio tjetër ku trasmetohet 24 orë Lexim Kur’ani. Shtohen materialet të formatit video dhe audio. Hapet kanali “audionur” në YouTube ku dhe bublikohen videot e para në te.

2008: Shënohet si një vit suksesi, ku për herë të parë në internet do të trasmetoheshin Live në formatin web TV, derset dhe ligjeratat e mbajtura nga shumë talebe të dijes. Me fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit u bë e mundur që këto ligjerata të trasmetoheshin nga shumë vende të ndryshme si Maqedonia, Kosova, Austria, Germani, Zvicra, etj. Në muajin Tetor, si rezultat i zgjerimit të aktiviteteve ne web faqe kemi patur një rritje të lartë të përdorimit të hapësirës dhe bandwidth-eve, gjë që u detyruam të marrim hapësirë tjetër jashtë asaj që kishim në përdorim.

2009: Trasmetimi i ligjeratave Live në web TV, shtimi i ligjeratave në seksionin ‘Video’ si dhe në seksionin ‘Audio’; kanë qenë puna e vazhdueshme e vëllezerve tanë gjatë këtij viti. Deri tani gjinden 104 ligjerata ne video tek seksionin ‘Video’ si dhe 1971 ligjerata në audio (duke përfshirë edhe pytjet dhe pëergjigjet) tek seksioni ‘Audio’. Ky numër vazhdon të rritet dita ditës. Po ashtu len të përmendet fakti që në fund të këtij viti u regjistrua shoqata që tash më ishte e konsoliduar dhe emëruar “Audionur Cultural Association” e thënë në shqip: “Shoqata Kulturore Audionur”.

2010: Rritja e cilësisë në formatin video për trasmetimet live, i njëjtë me Televisionin e BBC online, si dhe mundësimi i hapjeve të shumë studiove (në të gjitha vendet ku hoxhallarët ligjerojnë) ishte një tjetër sukses i të gjithë atyre që kontribuan në këtë. Shtimi i kapaciteteve të serverave që mundësojnë trasmetimet e ligjeratave Live në Web TV, shtimi i ligjeratave në seksionin ‘Video’ si dhe në seksionin ‘Audio’; vazhdon të jetë prioritet i vëllezërve tanë gjatë këtij viti. Deri në fund të vitit u vendosën mbi 150 ligjerata ne video që e çon numrin total në 250 tek seksionin ‘Video’ si dhe numëri i ligjeratave në audio (duke përfshirë edhe pytjet dhe pëergjigjet) tek seksioni ‘Audio’ arrin në 2078. Ky numër vazhdon të rritet nga viti në vit.

2012: Në këtë vit u vendos nga këshilli drejtues, që shoqata “Audionur Cultural Association”, të kalonte në manaxhim të shoqatës “Albanian European Trust” me qendër në Mretërinë e Bashkuar. Kjo nuk do të ndryshonte aspak logon dhe veprimatrinë e saj të pa ndërprerë me publikimin e materialeve video dhe audio.

2013: Hapet kanali i dytë në YouTube “audionur shkurt” për publikimin e e videove me sekuenca të shkurtra filmike, duke edituar videot e nxjerr prej tyre thelbin e ligjerateve.